Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Shkup për tentim grabitje

2016/01/mpb-masa-disiplinore-ndaj-13-punonj-euml-sve-t-euml-vet_hd.jpg

Zyrtarët policorë të SPB Shkup mbrëmë arrestuan B.K (33) nga Shkupi pas denoncimit se rreth orës 21:00 ka tentuar të grabisë një market në rrugën "Dragisha Mushkoviq" në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, menjëherë pas denoncimit janë marrë masa për gjetjen e kryesit, ndërsa kryesi është privuar nga lriria.

"Gjatë aksionit për privim nga liria, zyrtari policor dy herë ka shkrepur armën për paralajmërim. Nga e punësuara në market është bërë identifikimi i kryesit", thonë nga policia.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal për tentim grabitje./Telegrafi/