Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një mashkull kosovar është arrestuar në rrugën "Rrust Kabashi" në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur tre zyrtarë policorë gjatë kohës sa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti është cilësuar si "kanosje" dhe po trajtohet në procedurë hetimore. /Telegrafi/