Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Lipjan për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të enjten në ora 11:00

“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/