Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se ka dhunuar një të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një vajze të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar më 29 gusht 2026.

Ankuesja, së bashku me vajzën e saj të mitur,ka raportuar se vajza dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari rreth dy javë më parë.

Palët janë intervistuar lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/