Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Klinë, në shtëpinë e tij u sekuestruan dy pushkë

2018/10/armaaa.jpg

Në fshatin Budisalc në Klinë, të enjten, është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/