Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Kaçanik, pengoi personat zyrtar në punë

2018/03/peng-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Kaçanik, në ora 19:15, është arrestuar një person që kishte penguar zyrtarët policorë në arrestimin e një personi të kërkuar nga gjykata.

Sipas Policisë së Kosovës, personi që kishte penguar zyrtarët policorë, e kishte fshehur të kërkuarin në bagazhin e automjetit të tij.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet”, ka sqaruar Policia e Kosovës. /Telegrafi/