Arrestohet një person në Kaçanik i kërkuar nga gjykata
22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto
16/05/2025
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se me 16 maj, rreth orës 09:15, në fshatin Bob të Kaçanikut, Policia e stacionit në Kaçanik ka lokalizuar dhe ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari, A.Ç. (23 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim.
“Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/


