Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person në Deçan, ishte kërkim nga Gjykata e Pejës

2021/04/arrestim-600x360-1.png

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, sot ka arrestuar një person sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Pejë - dega në Deçan.

Në njoftimin për media thuhet se pas një pune operativo-hetimore, policia ka identifikuar lokacionin e personit të dyshuar, të cilin e ka arrestuar.

Personi i arrestuar ka qenë më herët i dënuar me 6 muaj burg dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. /Telegrafi/