Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

2023/01/328502331_1574747212988293_4664943904589312288_n.jpg

Të martën në ora 15:50 policët e stacionit në Han të Elezit kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës E.R (M/K) i moshës 25 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Telegrafi/