Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person, dyshohet se organizonte lojëra fati në një lokal në Podujevë

Një person është arrestuar për shkak se në një loale është hasur duke organizuar lojëra të fatit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se si provë materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar 58 euro, 1 mijë dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/