Please enter at least 3 characters.

Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

2019/11/lojera-fati-850x594_6656.jpg

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij, ndërkaq me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/