Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"
Është arrestuar Tania Gomez (33) nga Suedia, e cila për vite me radhë ka arritur t’i shmanget policisë, ndërsa ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpoli.
Ajo ishte në kërkim që nga viti 2021 ndërsa mediat e kishin quajtur "mbretëresha e kokainës", duke e renditur në listën e Europolit si një nga të arratisurit më të kërkuar për trafik droge.
Modelja 32-vjeçare është arrestuar në Ishujt Kanarie. Ajo akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash prej 17 milionë eurove përmes një rrjeti të shpëtimit të qenve, shkruan dailymail.
Gomez ishte e njohur edhe si pronare e një organizate bamirëse për shpëtimin e qenve, HundGarin.
Megjithatë, sipas Europolit, ajo ishte e lidhur edhe me një rrjet të paligjshëm të posedimit të kafshëve dhe transportimit të tyre jashtë vendit.
Autoritetet suedeze kërkojnë dënimin e saj me 14 vjet burg për trafik droge dhe pastrim parash. /Telegrafi/


