Please enter at least 3 characters.

Arrestohet gjakovari, kërcënoi ish të dashurën se do ta vrasë nëse krijon lidhje të re

2019/06/arrestim-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një gjakovar pasi që i njëjti kishte kërcënuar ish të dashurën e tij.

Siç njofton Policia, ai kishte kërcënuar ish të dashurën me privim nga jeta në qoftë se ajo krijon një lidhje të re.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton tutje se, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/