Please enter at least 3 characters.

Arrestohet egjiptiani i dehur, refuzoi t’i jepnin ndihmën e shpejtë

2019/04/unnamed-9-14.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit egjiptian në Pejë, pasi ky i fundit në gjendje të dehur kishte penguar ekipin mjekësor të emergjencës t’i japin ndihmën e parë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhë Avdia”, në ora 11.00, sipas Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje derisa të jetë në gjendje për procedura policore.