Please enter at least 3 characters.

Arrestohet Donald Trump, pritet të dal para gjykatës federale në Miami

2023/06/7b354e93-5131-48aa-aebc-10c579079691-scaled.jpg
129:"Former President Donald Trump leaves his Trump National Doral resort, Tuesday, June 13, 2023 in Doral, Fla. (AP Photo/Jim Rassol)
2:"AP

Donald Trump arrestohet nga zëvendës marshallët amerikanë tani që ka arritur në gjykatën federale në Miami.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat, por do t’i merren në mënyrë elektronike shenjat e gishtave.

Ndihmësi dhe i bashkëpandehuri i tij, Walt Nauta, gjithashtu do të merret në paraburgim dhe do t’i merren shenjat e gishtërinjve, raporton cnn.

Trump (majta) dhe Nauta (djathtas)

Theksojmë se Trump nuk do të fotografohet si të burgosurit e tjerë pas arrestimit.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan përmes 37 akuzave, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.

Ndryshe, ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels. /Telegrafi/