Please enter at least 3 characters.

Arrestohet djali i deputetit socialist të Krujës, Rexhep Rraja

2018/09/policia-tirane_1_3_14_03-e1535877635399.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar më në fund duke arrestuar djalin e deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.

Arrestimi i tij vjen pak ditë pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e dhunuara pikërisht nga djali i deputetit Rraja, në një ngjarje që shkaktoi përplasje me politikës shqiptare, me opozitën që akuzon se u fsheh nga policia.

Ndalimi i tij vjen gjithashtu pasi ekspertiza mjekoligjore i konfirmoi Prokurorisë se, ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkohshme për punë deri në 9 ditë.

Burime për Top Channel konfirmojnë se masa e arrestit për djalin e deputetit Rrahman Rraja ëstë marrë gjatë ditës së djeshme, por vetëm sot është bërë ekzekutimi. /Telegrafi/