Please enter at least 3 characters.

Arrestohet 39 vjeçari shqiptar: Kreu seks me 13 vjeçaren që e njoftoi në Facebook

2016/01/arrestohet-39-vje-ccedil-ari-shqiptar-kreu-seks-me-13-vje-ccedil-aren-q-euml-e-njoftoi-n-euml-facebook_hd.jpg

Por vajza ka treguar në policinë e Lushnjës dhe denoncimi i saktë ka çuar në ndalimin e autorit të dyshuar të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së Fierit i thanë NOA-s se nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë ndalimi i Kejdi Çela, 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 31 gusht 2015, ka ardhur në Komisariatin e Policisë Lushnje, shtetasja e mitur E.F., 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mësipërm me të cilin ishte njohur në Facebook”, detajon policia. Mësohet se fakti i seksit me këtë vajzë, është pranuar nga Kejdi Çela pasi ai u ndalua.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur “ parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.