Please enter at least 3 characters.

Arrestohen tre persona në Suharekë – policia u gjeti marihuanë

2023/08/arrestim-780x439-1.jpeg

Tre persona janë arrestuar në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar : 116.83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe 70 qese plastike të zbrazëta të cilat përdoren për paketimin e substancave narkotike.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 4 telefona si dhe një veturë me targa vendore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/