Please enter at least 3 characters.

Arrestohen për posedim të narkotikëve, konfiskohen mbi 22 mijë euro

2019/09/unnamed-2-19.jpg

​Katër persona janë arrestuar në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes se në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/