Please enter at least 3 characters.

Arrestohen babë e djalë në Pejë, u përfshinë në një rrahje

2022/06/rrahje-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, babë e djalë në Pejë, pasi që të njëjtit janë rrahur me dy viktima poashtu babë e djalë.

Gjatë rrahjes është përdorur edhe një mjet i mprehtë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (babë e birë), pasi që janë rrahur me dy viktimat meshkuj kosovar (babë e birë). Gjatë rrahjes është përdorur një mjet i mprehtë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/