Arratiset një person nga stacioni policor në Prishtinë
14/04/2026
Një person i privuar nga liria ka arritur të arratiset nga Stacioni Policor në Prishtinë.
Sipas raportit zyrtar, bëhet fjalë për një të dyshuar mashkull shtetas i Kosovës, i cili është larguar nga ambientet e stacionit policor rreth orës 16:10, në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e arratisjes dhe për të siguruar kapjen e personit në fjalë.
Policia pritet të ndërmarrë masa shtesë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërkohë që rasti mbetet në procedurë hetimore. /Telegrafi/


