Armando Broja debuton me gol te Southamhtoni në EFL CUP
25/08/2021
Armando Broja ka arritur të shënojë për Southamptonin që në ndeshjen e parë me fanellën e këtij klubi.
Sulmuesi shqiptar që është huazuar nga Chelsea, ka arritur të shënoj kundër Newport.
Goli erdhi në minutën e 9-të, ku me një goditje nga afër Broja hapi ndeshjen (1-0).
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 3-0, pasi Southamhton shënoi edhe dy herë të tjera.
Broja llogaritet si njëri nga sulmuesit më me potencial në futbollin anglez. /Telegrafi/


