Ariu i zi hyn në oborr dhe freskohet në pishinë në Kaliforni
Një banor i Kalifornisë ka filmuar momentin kur një ari i madh i zi vizitoi shtëpinë e tij dhe u zhyt për t’u freskuar në pishinën e oborrit.
David Rechtschaffen publikoi pamjet e ariut duke notuar në pishinën e tij në Sierra Madre, ndërsa temperaturat të dielën kishin arritur në rreth 35 gradë Celsius.
Rechtschaffen tha se ariu, pasi përfundoi notin, u largua vetë nga prona.
Ky nuk është rasti i parë i tillë këtë verë. Në korrik, Katie Cole nga Kolorado publikoi një video ku shihej një ari duke u freskuar në një pishinë të vogël për fëmijë, të cilën ajo e kishte mbushur me ujë në verandën e shtëpisë së saj në zonën e Steamboat Springs.
Pamje të tilla janë bërë më të zakonshme gjatë periudhave me temperatura të larta, kur arinjtë kërkojnë burime uji për t’u freskuar. /Telegrafi/


