Please enter at least 3 characters.

Arilena do të vijë me këngë në anglisht

2017/09/ArilenaAra-e1509536043180.jpg

“Nëntori” ka shkruar një etapë të re për këngëtaren Arilena Ara.

Kënga e punuar nga Darko Dimitrov u bë hit gjithandej duke i ofruar këngëtares edhe vëmendje ndërkombëtare me koncerte e paraqitje televizive gjithandej.

Ara publikoi këngën edhe në versionin anglisht, por pyetja që shtrohet natyrshëm është çka tash pas këtij suksesi.

Prive.al ka arritur të mësojw se edhe kënga e radhës nga Arilena do jetë në anglisht dhe po ashtu e punuar nga Darko Dimitrov.

Ky projekt nuk ka ndonjë datë të publikimit akoma por gjithçka në aspektin e incizimit është finalizuar dhe mbetet vetëm të caktohet moment i qëlluar.