Ariana Grande shfaq unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe nga Pete Davidson
Pete Davidson dhe Ariana Grande u fejuan kohë më parë dhe dyshja po zënë kryetitujt e mediave botërore.
Ashtu siç ishte raoprtuar më parë Ariana Grande u fejua vetëm dy javë pasi filloi të takohet me Pete Davidson.
Sipas TMZ, Davidson ka paguar 93 mijë dollarë për unazën interesante të fejesës të cilën ai e ka blerë muaj më parë.
Unaza prej 3.03 karat diamant ishte krijuar argjendari njujorkez, Greg Yuna, i njohur ndryshe si Mr. Flaëless. Kompletimi i unazës me të gjitha detajet mori pothuajse dy javë.
Këngëtarja ka filluar ta bart unazën më 2 qershor kur performoi, kurse e barti atë edhe në një festë të Kanye Ëest.
Dyshja festuan fejesën e tyer me një udhëtim në Disneyland.
Pete dhe Ariana u fejuan pasi u takuan për një kohë të shkurtër, me këngëtaren që ishte ndarë nga Mac Miller më herët gjatë vitit, teksa Davidson ishte ndarë nga vajza e Larry David, Cazzie. /Telegrafi/


