Argjentina nënshtron Italinë në pjesën e parë të Finalissima
01/06/2022
Argjentina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Italisë me rezultat 2-0 në ndeshjen Finalissima.
Argjentinasit ishin më të saktë në rastet e krijuara në Wembley.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 28-të, kur Lionel Messi asistoi te Lautaro Martinez, i cili shënoi nga afër për 1-0.
https://twitter.com/Zakstudios6/status/1532082835951083522
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Argjentina zhvilloi një aksion shumë të bukur, ku Martinez asistoi te Di Maria, i cili i vetëm me Giggi Donnarumman shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë tregon se do të ketë spektakël, pasi që Italia nuk do të pajtohet me këtë rezultat./Telegrafi/


