Arditi eliminohet nga Big Brother VIP Albania
08/03/2026
Mes të nominuarve Artani, Mateo, Juela, Arditi, Rogerti dhe Miri, ishte Arditi ai që u skualifikua nga gara e Big Brother VIP Albania.
Edhe pse qëndrimi i tij në shtëpi nuk zgjati shumë, Arditi arriti të krijojë disa situata dhe dinamika gjatë lojës.
Në momentin e largimit, teksa përshëndeti banorët, ai u shpreh se sipas tij fituesi i këtij edicioni të Big Brother do të jetë Stenaldo.
Televotimi për këtë eliminim ishte hapur që nga dita e martë, ndërsa emrat e të nominuarve ishin vendosur nga vetë banorët e shtëpisë. /Telegrafi/


