Please enter at least 3 characters.

Ardian “Bossi”, pagën vjetore në Trust mbi 62 mijë euro

2016/01/Adrian_Zalli.jpg

Nuk është Presidentja Atifete Jahjaga, as kryeministri Isa Mustafa, madje as kryeparlamentari Kadri Vesi, që marrin pagën më të lartë mujore. Pagën më të madhe në sektorin publikë e ka edhe këtë vit drejtori Menaxhes i Trustit, Ardian Zalli.

Drejtori Menaxhes i Trustit Ardian Zalli mbetet “Boss” sa i përket pagesës që merr për punën që e kryenin në Trust.

Ai sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovarë kundër Korrupsioni ka thënë se merre pagë mujore prej 5213.91 euro ndërsa totali i pagës vjetore shkon në 62 mijë 567 euro, raporton Telegrafi.

Zallipërveç pagës ka deklaruar një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera.

Këtu mund ta lexoni deklarimin plotë të pasurisë /Telegrafi/