Please enter at least 3 characters.

Arbnor Mujës i rritet vlera, tani kushton 1.5 milionë euro

2022/12/Arbnor-Muja.jpg
286:"ANTWERPEN, BELGIUM - DECEMBER 20 : Muja Arbnor forward of Antwerp FC celebrates scoring a goal during the Belgian Croky Cup Round of 16 match between Royal Antwerp FC and Standard de Liege on December 20, 2022 in Antwerpen, Belgium, 20/12/2022 ( Photo by Gregory Van Gansen / Photonews
10:"Photo News

Arbnor Muja po shkëlqen pas transferimit te gjiganti belg Royal Antwerp, ku edhe ka marr ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.

Por sulmuesi anësor ka marrë një tjetër lajm të mirë, pasi tanimë ka arritur shifrën e 1,5 milion eurove në tregun e transferimeve.

Faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, 'Transfermarkt' tani e vlerëson ish-anëtarin e Dritës me shumën e 1,5 milion eurove.

Kjo është vlera më e madhe që ka pasur Muja ndonjëherë, pasi tetë muaj më parë sa ishte te Drita vlente vetëm 250 mijë euro.

24-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje me Antëerpin duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Sigurisht që vlera e rritur e Mujës gëzon edhe Dritën që ka ruajtur 20 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme. /Telegrafi/