Please enter at least 3 characters.

Arbër Bytyqi transformohet në versionin e tij femër për Halloween

2021/10/collage-2021-10-31T092359.489-scaled.jpg

Ai kohë më parë u komentua për ndryshimin e madh në dukje, pas humbjes së 34 kilogramëve.

Por, një ndryshim drastik grimeri i njohur shqiptar, Arbër Bytyqi ka vendosur të bëjë edhe për festën e Halloween.

Bytyqi ishte në qendër të vëmendjes edhe një herë kur ai postoi një video në llogarinë e tij të Instagram-it, ku grimeri shihet i transformuar në versioni e tij femër.

Foto: Screenshot/Instagram

“Arba është rikthyer”, ka shkruar make-up artisti nga Prizreni, ku shihet me flokë të gjata dhe grim të theksuar.

Video e tij mori reagime dhe komente të shumta, ndërsa emra të njohur të estradës kanë shpërndarë në llogaritë e tyre ndryshimin e Arbërit.

Foto: Screenshot/Instagram

Kujtojmë që grimeri njihet për bashkëpunimin dhe përkujdesjen e dukjes për disa prej emrave më të njohur të estradës në vend. /Telegrafi/