Arben Zeqiri parashikon Superligën e Kosovës: Nga kampioni, te Kupa e Kosovës dhe skuadrat që bien nga elita
23/08/2024
Superliga e Kosovës në futboll ka startuar dhe pritet të jetë një edicion spektakolar, duke parë lëvizjet e skuadrave në këtë afat kalimtar. Gara për titull, Kupën e Kosovës, por edhe daljen në Evropë dhe mbijetesën do të jetë shumë e nxehtë deri në fund.Ish-futbollisti i njohur, tanimë në rolin e analistit Arben Zeqiri ka parashikuar për fundin e sezonit 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Tutje Zeqiri ka parashikuar sulmuesin e Ballkanit, Sunday Adetunji, si top shënues në edicionin 2024/25, derisa lojtari që duhet parë sipas tij është Etnik Brruti.Oltion Bilalli është lojtari që do të befasojë për të mirë këtë edicion në Superligë. /Telegrafi/


