Aqaseem – prodhuesi dhe shitësi i njohur i vajrave motorikë nga Arabia Saudite, hap selinë në Kosovë
Kompania Aqaseem, një emër i njohur në tregun ndërkombëtar të vajrave motorikë, ka nisur zyrtarisht aktivitetin e saj në Kosovë, duke hapur selinë e parë në vend dhe duke filluar operimet për furnizimin e tregut vendas me produkte të cilësisë së lartë.
E themeluar në Arabinë Saudite, Aqaseem është i specializuar në prodhimin dhe shitjen e vajrave motorike për automjete dhe industri të ndryshme. Me një përvojë të gjatë në tregun ndërkombëtar dhe një angazhim të fortë ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë, kompania synon të bëhet një ndër markat më të besueshme edhe në rajonin e Ballkanit dhe Evropës.
Me hapjen e degës në Kosovë,Aqaseem synon të sjellë standardet dhe teknologjinë e avancuar amerikano - saudite në prodhimin e vajrave motorikë, duke ofruar produkte që garantojnë performancë të lartë, jetëgjatësi të motorëve dhe kursim të karburantit.
“Prania jonë në Kosovë shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit rajonal dhe krijimit të partneriteteve të reja në tregjet e Evropës Juglindore,” - deklaroi përfaqësuesi i kompanisë.
“Besojmë se klientët kosovarë do të vlerësojnë cilësinë, transparencën dhe profesionalizmin që Aqaseem sjell.”
Përveç përkushtimit ndaj cilësisë, Aqaseem ka nisur edhe ndërtimin e prezencës së saj në rrjetet sociale, për të qenë më afër klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të rinj.
Ndiqni Aqaseem në platformat tona zyrtare për lajme, oferta dhe bashkëpunime të reja:
Rreth Aqaseem:
Aqaseemështë kompani ndërkombëtare me qendër në Riad, e specializuar në prodhimin dhe shitjen e vajrave motorikë të certifikuar dhe të përshtatur për automjete moderne dhe industritë ndryshme. Kompania synon të sjellë cilësi, inovacion dhe besueshmëri në çdo treg ku operon.
Tel: +383 48 800 601
Email: Info@rak-eu.com
Web: www.aqaseem.com
Adresa: Prishtinë


