Please enter at least 3 characters.

Aprovohet kërkesa e Barcelonës për rritjen e kapacitetit të Camp Nou

2018/04/Camp-Nou.jpg
200:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 18: A view of the stadium during the La Liga match between Barcelona and Athletic Club at Camp Nou on March 18, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelonës i është dhënë dritë e gjelbër për të filluar zgjerimin e stadiumit të tyre Camp Nou nga një kapacitet prej 99,354 vendesh në 105 mijë.

Presidenti i klubit katalunas, Josep Maria Bartomeu konfirmoi lajmin për projektin prej 600 milionë eurosh të enjten mbrëma me terrenin që rrethon stadiumin për t'u përmirësuar gjithashtu.

Bartomeu tregoi se është aprovuar kërkesa e klubit për rritjen e kapacitetit të stadiumit mitik, Camp Nou, i cili do të rritet për rreth gjashtë mijë vendesh.

"Ky është një projekt i rëndësishëm për klubin dhe ky lajm është fantastik për klubin dhe qytetin tonë", u ka thënë fillimisht Bartomeu gazetarëve.

Camp Nou pritet të bëhet me kapacitet prej 105 mijë ulësesh (Getty Images)

"Përfitimet janë për të gjithë dhe është një plan i ndërgjegjshëm i cili do të sigurojë që stadiumi dhe zona të bëhet një hapësirë e hapur, pa barriera dhe me zona të gjelbra".

"Kjo do të përfshijë një rikrijim të Camp Nout dhe rindërtimin e një arene të basketbollit për klubin".

"Tani mund të shohim që ky projekt të bëhet një realitet", përfundoi presidenti i Barcelonës.

Ndryshe, Camp Nou aktualisht zë plot 99,354 tifozë, ndërsa me rritjen e tij do të ketë kapacitet prej 105 vendesh. /Telegrafi/