Anya Taylor-Joy shfaqet me pamje të re në xhirimet e serialit “Lucky” në Los Angeles
Aktorja, Anya Taylor-Joy, u shfaq me një pamje ndryshe gjatë xhirimeve të serialit të ri dramatik "Lucky" në Los Angeles.
29-vjeçarja mahniti me një prerje të shkurtë flokësh, ndryshe nga stili i saj i zakonshëm biond dhe i gjatë — megjithatë besohet se bëhet fjalë për një paruke për rolin.
Anya u pa në set e veshur me një xhaketë lëkure, xhinse të zeza dhe me një çantë shpine, ndërsa mbante kafe dhe ushqim me vete, shkruan DailyMail.
Seriali, i bazuar në romanin bestseller Lucky, ndjek historinë e një gruaje që përpiqet t’i shpëtojë të kaluarës kriminale, por e gjen veten tërhequr sërish në botën e errët të krimit.
Përkrah Anyas në rol kryesor është Drew Starkey (The Hate U Give), i cili luan bashkëshortin e saj, si dhe aktorë të njohur si Annette Bening, Aunjanue Ellis-Taylor dhe Timothy Olyphant.
Seriali prodhohet nga Apple Studios dhe është shkruar e drejtuar nga Jonathan Tropper dhe Cassie Pappas, me producentë ekzekutivë Reese Witherspoon dhe Anya Taylor-Joy vetë, përmes kompanisë së saj Ladykiller.
Regjinë do ta ndajnë edhe Greg Yaitanes, Jet Wilkinson dhe Jonathan Van Tulleken.
Xhirimet nisën në Las Vegas, por u zhvendosën në Los Angeles për shkak të zjarreve të janarit.
Anya, e njohur më së shumti për rolin në The Queen’s Gambit, po sjell një tjetër karakter të fuqishëm në ekranin e vogël. /Telegrafi/


