Please enter at least 3 characters.

Anxhelina Hadërgjonaj vazhdon të sjell imazhe atraktive në bikini nga pushimet e saj

2020/08/anxhelina_117275736_1197541823936330_5690510565942262946_n-e1597250781456.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është duke vazhduar të shijojë disa ditë të mira pushimi.

Ajo ndodhet në jug të Shqipërisë, ku po kalon disa ditë të mira jo-produktive në këto ditë me diell.

Anxhelina, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo solli për ndjekësit e saj disa imazhe të tjera atraktive në bikini, të realizuara gjatë pushimeve.

“Eja përsëri” shkruante ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, të cilat i kishte kombinuar me një zinxhir të markës ‘Chanel’.

Komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. /Telegrafi/