Please enter at least 3 characters.

Antony debuton me një super gol te Man United, në derbin me Arsenalin

2022/09/antonyy.jpg

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit, në derbin që po luhet në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Ndeshja filloi mjaft furishëm, me dy skuadrat që filluan të sulmonin portën e njëra-tjetrës.

Por, të parët që kaluan në epërsi ishin Djajtë e Kuq, me Antony që shënoi gol në debutimin e tij.

Ishte minuta e 35-të e takimit, kur Marcus Rashford asistoi te braziliani, që realizoi një gol të bukur. /Telegrafi/