Please enter at least 3 characters.

Anti-islamikët belgë shkelin me veturë një grua të mbuluar (Foto/Video)

2016/04/antisilam-1.jpg
10:"© REUTERS

Një veturë në Bruksel, shkel një grua të mbuluar, e cila ishte duke e kaluar rrugën, e më pastaj kryesit e veprës u larguan nga vendi.

Personat u arrestuan nga policia, ndërsa gruaja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan MailOnline, transmeton Express

Videoja shokuese tregon momentin kur makina i hip gruas përmbi trup, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Disa të rijnë të Brukselit, që besohet se ishin pjesëmarrës në protestën e javës së kaluar anti-islam, e drejtonin makinën. Mirëpo, ata më vonë u arrestuan nga policia.

Policia tregon se rasti ishte i qëllimshëm, ndërsa gruaja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.