Please enter at least 3 characters.

Anna Kendrick, nuk dëshiron të vlerësohet vetëm për pamje (Foto)

2016/01/anna-e1424336230131.jpg

Nuk dëshiron ta vlerësojnë për shkak të pamjes, por për shkak të talentit të saj. Është kjo Anna Kendrick, aktore, këngëtare dhe tash edhe valltare.

Anna, 29-vjeçare duket e mrekullueshme e veshur si një balerinë, në një set fotografik për revistën ‘The Edit’.

Edhe pse karriera e aktores, e njohur edhe për filmin ‘Pitch Perfect’, po i ec shumë mirë, ajo ka filluar të merakoset për plakjen, edhe pse thotë të kundërtën.

“E di që do të vështirësohen gjërat për mua me kalimin e viteve, por do më pëlqejë shumë kur të më ofrojnë role duke mos u nisur nga fakti që dukem mirë në ekran”, tha Kendrick.

Ajo aktualisht është duke xhiruar skenat e filmit ‘The Accountant’ me Ben Affleck dhe J.K.Simmons, ndërkohë që do të performojë “live” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.