Please enter at least 3 characters.

Ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2026, pritet të mbahet më 19 gusht

Ministria e Financave njofton se më 19 gusht 2026 do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 15.00 milionë euro.

Sipas një njoftimi për media thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

"Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim. /Telegrafi/