Aniston kalon Krishtlindjet me Cox
25/12/2009
Aktoret e serisë “Friends” gjithmonë takohen gjatë festave dhe mbledhja më 24 dhjetor është bërë një traditë e hershme.
Aniston ka thënë se ata gjithmonë shkojnë në restorantet e tyre favorite në Los Angeles për darkë dhe mezi pret të kalojë kohë me Cox, burrin e saj David Arquette, dhe vajzën e tyre Coco.
“Do të takohem me mikeshën time të mirë Courteney dhe me burrin e saj dhe vajzën e tyre, Coco, që është famulleshë për darkën e Krishtlindjeve. E kemi bërë këtë gjatë viteve të kaluara në restorantet tona favorite në Beverly Hills”, ka thënë Aniston./Telegrafi/


