Anila Aliu: Një ftesë drejt suksesit
Anila dhe pianoja janë të pandara. Tingujt që nxjerr ajo, bëjnë që të hetohet fuqia e këtij instrumenti magjik, por edhe të zgjohen të gjitha ndjenjat e fjetura artistike. Ajo, të mahnitë më gishtërinjtë, me emocionet, me ndjenjat, shikimet, lëvizjet dhe sharmin skenik.
Pesëmbëdhjetëvjeçarja nga Gjilani vijon mësimet për piano në klasën e 8-të me prof. Visar Osmani, i cili i dha një shtysë të madhe për rrugën që do të përshkojë më pas.
Anila ka shënuar rezultate për mbamendje dhe për t’u admiruar. Ajo, është e re, dhe sukseset në lëmin e artit i ka përpara. Emri i saj prej vitesh ka kapërcyer kufijtë e Kosovës dhe është bërë sinonim i talentit dhe virtuozitetit në garat ndërkombëtare.
Janë të shumta koncertet që ka mbajtur Anila, sikurse janë të shumta çmimet dhe falënderimet që ka marrë ajo kudo që është paraqitur.
Në garat ndërkombëtare në Itali, është shpërblyer me çmimin e dytë më 2010 dhe 2011. Në qershor të vitit 2011 vlerësohet me çmimin e parë në garat mbarëkombëtare në Tiranë. Më pas, në garat e muzikës klasike ARS Kosova, është fituese e trefishtë e çmimit të parë. Si laureate e çmimit të garave ‘Pianisti i Ri’, në natën finale, mori çmimin ‘Solist Interpret’ me Orkestrën Kamertale të Filharmonisë së Kosovës, i cili u realizua më 24 qershor.
Megjithatë, duket se ajo nuk kënaqet lehtë. Gjithmonë në kërkim të përsosmërisë dhe përvojave të reja, në pjesëmarrjen e radhës më 2014, fitoi çmimin për Pjesëmarrje në Festivalin e tretë në Kaunas të Lituanisë, i cili do të mbahet më 4 deri me 7 nëntor 2015.
Anila, ka fituar përvojën të shoh artin në vende të ndryshme. Ajo, nuk do ndalet me kaq, por do të vazhdojë të luajë në skena të ndryshme duke prezantuar Kosovën me koncerte të ndryshme në Evropë dhe në botë.
Teksa bisedonim me Anilën, tingujt e pianos, shoqëronin kureshtjen tonë, duke na dhënë një ndjenjë të këndshme dhe të dukej se je në botën e madhe të klasikëve të mëdhenj.
G.K. /Telegrafi/


