Please enter at least 3 characters.

Angelina Jolie e dashuruar marrëzisht në truprojën e saj

2017/10/angelina-2.jpg
232:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 14: Actress and Special Envoy to the United Nations High Commissioner for Refugees Angelina Jolie visits The United Nations on September 14, 2017 in New York City. (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas lajmit se çifti i famshëm i Hollivudit më në fund kishte "varrosur" shpresën se do të mund të bashkohen, Angelina Jolie duket se ka gjetur një të dashur të ri.

Bëhet fjalë, sipas mediave botërore, për truprojën që e takoi në xhirimin e filmit "Those Who Wish Me Dead".

Aktorja dhe truproja thuhet se ishin aq shumë të afër gjatë xhirimeve, sa që çdo çast të lirë e kalonin së bashku, thotë një burim i paidentifikuar, raporton revista “National Enquirer”.

Sipas kësaj të fundit, truproja filloi të bëhej i bezdisshëm sa që çdo ditë vinte në xhirimet e filmit dhe filloi të shqetësonte të gjithë ekuipazhin e filmit.

"Ai vinte pa paralajmërim në xhirime dhe e shikonte çdo skenë të aktore", thotë shkurtimisht burimi.

Ndryshe, pas një drame njëmujore, Angelina kohët e fundit arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, për kujdestarinë rreth fëmijëve pas shkurorëzimit ligjor. /Telegrafi/