Please enter at least 3 characters.

Andi Shehu kalon në Trabzonspor

2016/01/andi-shehu-kalon-n-euml-trabzonspor_hd.jpg

Basketbollisti i talentuar i kadetëve të Bashkimit, Andi Shehu, vetëm dy muaj pasi arriti të kalojë në Turqi te ekipi i Turk Telekom, ka siguruar transferimin e tij në Trabzonspor, ka njoftuar prindi i tij ekskluzivisht për Borozani.com

Andi i cili është 15 vjeçar ka treguar lojëra të mira me ekipin e tij dhe ka kaluar në ekipin, seniorët e të cilëve ishin mysafir në Prishtinë për turneun e TEB-it para fillimit të kampionatit të Kosovës.

Shpresojmë që Andi të tregohet edhe më dhe të arrijë së paku nivelin e tashmë yllit të njomë të basketbollit europian, Kenan Spahi. /Borozani/Telegrafi/