Please enter at least 3 characters.

Ancelotti pritet të shkarkohet nëse nuk e fiton Kupën e Botës për Klube

2023/01/ancelotti.jpeg

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga Real Madridi në ditët në vazhdim.

Trajneri italian po zhgënjen në këtë edicion, pas atij të kaluarit ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Por, në këtë sezon – Los Blancos kanë mbetur tetë pikë mbrapa liderit të ligës, Barcelonës dhe Ancelotti e ka vënë vetën në një pozitë të palakmueshme, raporton Relevo.

Burime të afërta me mediumin bëjnë të ditur se nëse Ancelotti nuk e fiton Kupën e Botës për Klube, atëherë shkarkimi është i pashmangshme.

Trajner si Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp mund të jenë pasuesit e tij në Bernabeu.

Ancelotti nuk po arrin ta gjejë formacionin që i përshtate stilit të tij, andaj edhe ka ardhur forma e dobët në këtë sezon. /Telegrafi/