Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: Mund t’i telefonoj Ibrahimovicit

2019/12/ZlatanIbrahimovicla-e1577106484424.jpg
286:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - OCTOBER 24: Zlatan Ibrahimovic #9 of Los Angeles Galaxy reacts to the referee for a foul during a 5-3 LAFC win in the Western Conference Semifinals at Banc of California Stadium on October 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se mund t’i telefonojë Zlatan Ibrahimovicit për ta pyetur nëse sulmuesi dëshiron të shkojë te Evertoni.

Mirëpo, trajneri italian ka reaguar shpejt për t’i qetësuar tifozët duke u thënë se do ta ftojë për vizitë dhe jo për të luajtur.

Ancelotti dhe sulmuesi veteran kanë punuar bashkë te Paris Saint-Germaini dhe ata mbesin miq të mirë edhe në ditët e sotme. Ndërkohë, ka pasur spekulime se Ibrahimovic mund të kthehet në Ligën Premier për të luajtur te Evertoni.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

“E kam mik të mirë dhe fatmirësisht kam trajnuar shumë lojtarë fantastikë. Mendoj se e ka përfunduar kohën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe vërtet nuk e di se cili është qëllimi i tij”.

“Do t’i telefonoj, nëse dëshiron të vijë në Liverpul për t’u kënaqur, mund të vijë. Por, jo për të luajtur, jo për të luajtur!”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/