Ancelotti: Lëndimi i Ronaldos s'është serioz
08/05/2014
Portugezi ka luajtur vetëm nëntë minuta në stadiumin jose Zorrilla, duke ngritur frikën se ai ka zgjeruar lëndimin në kofshë.
Por, Ancelotti ka hedhur poshtë brengat e mundshme duke thënë se ai do të luajë në finalen e madhe të Lisbonës më 24 maj.
“Ne do të shohim në ditët në vijim si është Cristiano, por ai s'ka ndonjë problem serioz”.
“Ai ka qenë mirë, kështu që e ndryshova. Unë nuk mendoj se Pepe ose Di Maria që po ashtu kanë pësuar goditje janë po ashtu të lënduar seriozisht. Të shohim nga testet”, ka deklaruar Carlito. /Telegrafi/


