Please enter at least 3 characters.

Ancelotti: James dhe Icardi do të shkëlqenin në Napoli

2019/07/GettyImages-1137882482.jpg
265:"NAPLES, ITALY - APRIL 18: Coach of SSC Napoli Carlo Ancelotti looks on during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between S.S.C. Napoli and Arsenal at Stadio San Paolo on April 18, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Carlo Ancelotti thotë se James Rodriguez dhe Mauro Icardi do ta përmirësonin Napoli e tij, nëse bashkohet me këtë klub.  

Negociatat duket se kanë ngecur me Real Madridin për Jamesin, pasi edhe Atletico Madrid është në garë, ndërsa sa i përket Icardit, ata janë duke u ballafaquar me Juven.

"Një lojtar në rolin e James mundet me siguri të na ndihmojë në përfundimin e aksioneve , por edhe me topa për sulmuesit tanë”.

"Gjithmonë kam pasur sukses të madh në karrierën time, nga Pippo Inzaghi në Zlatan Ibrahimovic. Icardi është një sulmues i madh, siç është Arkadiusz Milik”.

Në fund disa fjalë edhe për Eljif Elmas që erdhi nga Fenerbahce këtë javë dhe bëri debutimin e tij.

"Ai është një blerje që ne të gjithë dëshironim, stafi dhe klubi. Ne e njohim mirë, pasi e kemi parë atë shumë herë. Pres që Elmas ta përmirësojë cilësinë në mesfushën tonë, e cila tashmë është në një nivel shumë të lartë", ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/