Ancelotti: Ishte e vështirë t’i them “Jo” Milanit
02/06/2015
Sot u bë e ditur nga faqja zyrtare e Milanit se Ancelotti kishte refuzuar ofertën e tyre për t’i udhëhequr Rossonerët në sezonin e ardhshëm, dhe për këtë ka folur edhe vetë trajneri.
“Falënderoj AC Milanin për interesimin e tyre. Ishte shumë e vështirë t’i them jo një klubi aq të dashur për mua, por unë kam nevojë për pak pushim. I uroj atyre gjithë të mirat”, ka shkruar Ancelotti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


