Ancelotti e ka seriozisht me Evertonin - e do Gareth Balen dhe Aaron Ramseyn në verë
01/04/2020
Carlo Ancelotti po tenton që të kthejë Evertonin në një skuadër të fuqishme evropiane, duke tentuar të transferojë Gareth Balen dhe Aaron Ramseyn.
Toffees thuhet se duan t'i transferojnë gjashtë apo shtatë top lojtarë, për t'u futur në Ligën e Kampionëve dhe për të luftuar për titullin e Ligës Premier.
Pronari Farhad Moshiri është i kënaqur me punën e Carlo Ancelottit dhe i ka lënë atij në dorë gjithçka.
Dy uellsianët nuk kanë të ardhme te klubet aktuale dhe një mundësi e arrtë për ta mund të jetë Evertoni me një trajner me përvojë në Evropë.
Ancelotti planifikon që në këtë verë të shpenzojë shuma të majme dhe të triumfojë në Angli, por ndoshta edhe në garat evropiane me Toffees. /Telegrafi/


