Ambasadorët e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Ambasadorët e Bashkimit Evropian nuk arritën të arrinin një marrëveshje mbi përmbajtjen e paketës së 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (Coreper) më 12 korrik, shkruan Ukrainska Pravda.
Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel nuk arritën një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, dhe ministrat e Jashtëm të BE-së do të përpiqen ta bëjnë këtë më 13 korrik, transmeton Telegrafi.
Një nga burimet e PE-së tha se sot Coreper nuk arriti të miratojë paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, pavarësisht përparimit të konsiderueshëm që është bërë. Diskutimi do të vazhdojë të hënën.
Burimet e PE-së sqaruan se rezervat nga disa shtete në lidhje me elementët problematikë të paketës së sanksioneve - siç është ndalimi i hyrjes në BE për luftëtarët rusë, kufizimet në sektorin e peshkimit dhe çështjet që lidhen me sektorin e naftës dhe gazit - ende nuk janë zgjidhur.
Diskutimi i çështjeve problematike do të vazhdojë më 13 korrik, gjatë një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE-së. /Telegrafi/


